top of page

Sonja maratonistja që sfidon sëmundjen

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 30, 2023
  • 1 min read

Në garën e maratonës “Enkelana” në distancën 21 km ka marrë pjesë edhe Sonja Çekini. Në pamje të parë të duket se nuk ka asgjë të veçantë, por nuk është kështu. Sonja është një prej atyre grave që sfidon sëmundjen e vështirë të cilën ajo nuk do ta kujtojë. Kjo, jo vetëm më fjalë por edhe me vepra.

Vajza e lindur dhe rritur në Pogradec, rikthehet pas shumë vitesh së bashku me vajzat e saj, por më shumë ajo tregon dhe jep një mesazh nëpërmjet “Korça Boom”, ku sipas Sonjës: "Vetëm duke vrapuar sfidohet gjithçka. Unë sfidoj sëmundjen, të tjerët duhet t'i japin një kuptim jetës. Jeta është levizje dhe lëvizja është jetë. Ftoj të gjithë të merren me sport, të vrapojnë pavarësisht moshës. Sporti eshte adrenalinë për mua”.

Dhe në fakt Sonja jo vëtëm përfundoi garën prej 21 km por edhe u rendit në vendin e parë për kategorinë e femrave, madje ishte e katërta edhe në renditjen e meshkujve ku vrapoi si e barabartë.

Pra, Sonja sot jep një mesazh se jeta bëhet edhe më e bukur kur merresh me sport.



bottom of page