top of page

Sot, 22 vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja shqiptare që fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqen

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 19
  • 1 min read

Sot shënohet 22 vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja shqiptare fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor të vitit 2003.


Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Nënë Tereza ishte simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.


Më 4 shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Selinë e Shenjtë. Kujtojmë se ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para mijëra pelegrinëve që mbushën sheshin qendror.


Gonxhe Bojaxhi u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit Nobel për Paqe./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page