top of page

Sot dita e Skënderbeut/ Forca bardhekuq, ja dalim!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 27
  • 1 min read

Kategoria Superiore luan sot aktin final të sezonit të rregullt dhe si rrallëherë në lojë është gjithçka, duke filluar nga vendi i parë, për të shkuar tek i fundit. Në orën 15:30 luhen paralelisht të 5 sfidat e këtij kampionati që do të përcaktojnë jo vetëm renditjen në “Final Four”, por edhe luftën për mbijetesë.


Në vëmendje janë sidomos dy sfida të cilat do të jenë “finale të mirëfillta”.  Ajo për vendin e katërt dhe pjesëmarrjen në “Final Four” luhet në stadiumin “Arena e Demave” mes Partizanit që ndjek tashëm Elbasanin. Ndërsa në Korçë, është sfida tjetër direkte për mbijetesën, mes Skënderbeut dhe Bylisit.


Jo pa rëndësi janë ndeshjet e tjera, pasi Egnatia-Teuta është përcaktuese për vendin e parë dhe një çek prej 100 milionë lekësh që garanton ai. Ndërkohë, Vllaznia-Laçi dhe Dinamo-Tirana janë të dyja përcaktuese për renditjen dhe “bonusin” e gjysëmfinales në “Final Four”, por edhe për luftën për mbijetesë me dy skuadrat udhëtuese të dënuara për të marrë fitore.


JAVA 36 ORA 15:30

Vllaznia – Laçi

Dinamo City – Tirana

Teuta – Egnatia

Skënderbeu – Bylis

Partizani – AF Elbasani


“KORÇA BOOM”



bottom of page