SOT finalja e dytë/ Skënderbeu për revansh ndaj Partizanit
- Korca Boom
- Apr 24
- 1 min read
Sot në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” zhvillohet ndeshja e dytë finale në volejboll për meshkuj ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit. Kujtojmë që ndeshja e parë në kryeqytet ka përfunduar me fitoren e pastër 3-0 të të kuqve.
Humbja e parë ka ardhur edhe si rezultat i lojës shumë të dobët të volejbollistëve të Skënderbeut, ndërkohë që sot shpresohet dhe besohet që të shikojmë një tjetër Skënderbe në parket, pasi është finalja e dytë dhe shumë vendimtare.
Sigurisht që djemtë bardhekuq kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve që pritet të mos mungojnë në mbështetje të skuadrës së tyre te zemrës.
Skënderbeu ka shansin që sot të rivalizojë dhe edhe pse jo të tentojë edhe fitoren, pasi nëse fiton Partizani, më pas mbetet vetëm një ndeshje tjetër në kryeqytet.
Forca djema!
“KORÇA BOOM”
