SOT finalja e parë/ Skënderbeu-Tirana ora 17:00. Forca bardhekuqe!
- Korca Boom
- Apr 23
- 1 min read
Erdhi dita e finales së parë të kampionatit kombëtar në volejboll për femra. Pikërisht sot, në orën 17:00, pra pas pak orësh Skënderbeu dhe Tirana do të pëplasen me njëra-tjetrën në finalen prej 5 ndeshjesh që do të nxjerrë në fund kampionen e re të këtij sezoni. Tri ndeshjet e para finale janë përcaktuar me data dhe orare, ndërkohë që nëse do të duhen edhe 2 të tjerat sigurisht që do të kemi më vonë edhe datat e tjera.
Gjithsesi, sot është akti i parë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe Skënderbeu-Tirana do të zbresin në parket me objektivin që të mos gabojnë qysh në ndeshjen e parë. Skënderbeu i Orlando Kojës, sot është i avantazhuar pasi finalen e parë e nis në shtëpi, përballë sportdashësve të vet, ndërkohë që Tirana do të kërkojë të bëjë sërish surprizën ndaj Skënderbeut.
Sot në orën 17:00 pritet që pallati i sportit të jetë plot e përplot, ndërkohë që tifozët janë gati të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës.
Skënderbeu nuk mund t'i falë bardheblutë në shtëpi, aq më tepër që kërkon të mbrojë titullin kampion dhe sigurisht që spektakli në orën 17:00 është i garantuar.
Vraponi korçarë! Erdhi ora e titullit…
Forca Skënderbeu! Ia dalim…
FINALET
23 prill Ora 17:00 Skënderbeu-Tirana
26 prill Ora 17:00 Tirana-Skënderbeu
29 prill Ora 17:00 Skënderbeu-Tirana
“KORÇA BOOM”
