Sot maratona Enkelana, zbuloni ç’do bëjë e madhja Luiza Gega…
- Korca Boom
- Jul 29, 2023
- 1 min read
Një ditë e veçantë kjo e sotmja për Pogradecin dhe jo vetëm.
Në orën 19:00 zhvillohet maratona Enkelana, që sa shumë reklamë i është bërë prej kohësh këtij aktiviteti.
U fol që në këtë maratonë do të marrë pjesë edhe e madhja e atletikës shqiptare, Luiza Gega, por pak momente më parë “Korça Boom” mëson se Luiza do të jetë në Pogradec sot në mbrëmje, por thjesht për të respektuar maratolnën dhe jo të marrë pjesë në garë.
Edhe dje në orët e pasdites Luiza Gega është stërvitur në Korçë, por konirmon lajmin që thjesht do të jetë prezente atje për ta ndjekur nga afër maratonën dhe jo të vrapojë, për shkak të aktiviteteve të shumta që i presin në muajt në vazhdim.
Ja dhe njoftimi i plotë i Bashkisë së Pogradecit për maratonën e sotme:
29 Korrik, Maratona Enkelana!
Mbi 700 pjesëmarrës nga 35 vende të botës pjesë e garës së Pogradecit.
Rikujtojmë për të gjithë edhe njoftimin e bllokimit të rrugëve sipas orareve të përcaktuara.
-Bllokim i përkohshëm i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec:
-Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19⁰⁰-20³⁰
-Në të dyja drejtimet e lart përmendura, pra në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça.
-Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit deri në përfundim të maratonës.
-Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale pra nga ora 19⁰⁰ deri në orën 20³⁰.
