Sot mbyllet java e 1 e Kategorisë së Parë/ Pogradeci-Lushnja ora 17:00
- Aug 24, 2025
- 1 min read
Ditën e sotme do të luhet ndeshja e fundit e javës së parë të Kategorisë së Parë. Pogradeci do të presë Lushnjen në shtëpi për të bërë mes tyre llogaritë e fitores.
Një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar dhe emocionuese mes 2 ekipeve që në këtë sezon synojnë vendet e para në klasifikim. Pogradecarët nuk duan hapa fals më shtëpi, ndaj fitorja është shumë primare për ta.
Ndërkohë për rezultat pozitiv do të luajnë edhe lushnjarët, të cilët synojnë ta nisin me këmbën e mbarë këtë sezon.
Kategoria e Parë/ Java 1
DJE
Iliria - Laçi 1-2
Kukësi - Apolonia 2-1
AF Luftëtari - Korabi 1-1
Besa - Kastrioti 1-1
Skënderbeu - Burreli 3-0
SOT
ORA 17:00 Pogradeci - Lushnja
“KORÇA BOOM”
















