Sot relaks për ata që luajtën, të tjerët stërvitje të rregullt…
- Korca Boom
- Jul 24, 2023
- 1 min read
Një ditë pas testit të fundit miqësor ndaj Dinamos, trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, ka lënë pushim pjesën më të madhe të skuadrës. Kjo do të thotë që të gjithë ata që u aktivizuan ditën e djeshme janë parë të relaksohen në pishinë dhe saunë.
Pjesa tjetër e lojtarëve që nuk u aktivizuan aspak, ose edhe ata që luajtën shumë pak minuta, kanë një program të rregullt stërvitor.
Ky është plani për ditën e sotme për Skënderbeun, ndërkohë që Skënderbeu nuk ka ndërmend që të ndalet, kjo edhe për faktin se është në pikun e fazës përgatitore dhe ngarkesa është e larta, ndërkohë që ritmi nuk do të ulet aspak.
Vetëm nesër, të martë, skuadra do të jetë e gjitha bashkë me dy seanca stërvitore.
