top of page

Sot të gjitha rrugët të çojnë në stadium, Skënderbeu-Besa, prova “gjenerale” para Egnatias…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 19, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu-Besa është miqësorja e 8-të dhe e fundit në këtë fazë përgatitore për Skënderbeun. Sot, në orën 18:00 të gjithë kanë një arsye të madhe për të qenë prezentë sa më shumë në numër, sepse Skënderbeu do të luajë jo thjesht një ndeshje testi, por është prova “gjenerale” një javë para ndeshjes së parë të superligës ndaj Egnatias.

Skënderbeu siç dihet edhe pse kërkoi shumë, nuk mundi të gjente një kundërshtar të fortë superlige dhe zgjodhi Besën, për të përmbyllur 8-të ndeshjet miqësore, teksa deri tani nuk ka humbur asnjë ndeshje, por që kundërshtarët përveç Dinamos, asnjëra nuk është pjesë e superligës që do të luajnë këtë sezon.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç sot do të provojë në fushë formacionin që mendon të ketë qysh në start në përballjen e 26 gushtit dhe prandaj është një test shumë i rëndësishëm ky i sotmi.

Me pak fjalë, sot në orën 18:00 të gjithë duhet të jenë në stadium. Jo vetëm për të parë Skënderbeun, por për t'u dhënë zemër djemve që do të veshin fanelën bardhekuqe këtë superligë të re 2023-2024.


Miqësoret e Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Skënderbeu - Dinamo 1-1

Shënues: Prençi / Denisson

Skënderbeu - Malisheva 1-1

Shënues: Liço / Syla

Skënderbeu - Vora 1-1

Shënues: Rashica / Meta

Skënderbeu - Elbasani 2-2

Shënues: Rashica, Nikaj / Ajazi (2)

Skënderbeu - Flamurtari 2-0

Shënues: Merlim, Rashica

Skënderbeu-Lushnja 5-1

Shënues: Nikaj, Merlim Ajine, Lika (11-m) / Zisi

Skënderbeu-Besa (Sot ORA 18:00)


bottom of page