Sot vrapime, Gvozdenoviç dhe Skënderbeu nuk kanë më kohë
- Korca Boom
- Jul 28, 2023
- 1 min read
Një ditë pas ndeshjes miqësore të mbrëmshme ndaj Malishevës, për Skënderbeun nuk ka pushim.
Sot, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka vendosur që të zhvollojë një seancë krejtësisht me vrapime për të tijtë. Sipas njëshit të stolit bardhekuq nuk ka më kohë që Skënderbeu të ç’lodhet, pasi kampionati po afron dhe të tijtë duhet të marrin ngarkesë maksimale.
Me pak fjalë e gjithë skuadra sot do të zhvillojë vrapime, por edhe një test tjetër në stadium, pjesa e grupit të futbollistëve që nuk luajtën mbrëmë. Në prag është ndeshja e radhës miqësore ndaj Vorës dhe Skënderbeut i duhet të ndezë edhe më shumë “motorët”.
Pas vrapimeve ditën e sotme, mësohet se nesër skuadra do të vijojë me dy seanca stërvitore.
