top of page

SPECIALE: Njihuni me Helzag skuadrën që sfidoi Skënderbeun…! Helzag ekip për t’u pasur zili…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 22, 2023
  • 3 min read

Të gjithë ndoshta u habitën që Skënderbeu dje do të luante miqësore me Helzag, skuadër me pak emër, por që në qytetin juglindor njihet vërtet shumë. Është ekip që padiskutim në fund të kësaj specialeje pasi të njiheni me të, do të meritonte një Bravo të madhe për atë që po i jep kënaqësi kaq te madhe dhe jetë futbollit të qytetit të Korçës.

Në momentin e parë kur u lajmërua që Skënderbeu do të përballej me Helzag sidomos në rrethe u ngrit pikëpyetja se çfarë ishte ky ekip. Në fakt, Helzag po bën ligjin në futbollin amator të “FSHF Sunday League Albania” në zonën e Korçës.

Madje një vit më parë trofeun e fituesit Helzag, ja dha me duart e tij vetë presidenti i FSHF, Armando Duka. I krijuar në vitin 2019, Helzag arrin suksese të njëpasnjëshme dhe kjo për merritë të këtyre djemve fantastikë që ka kjo skuadër.

Në përbërje të skuadrës së Helzag janë djem që kanë qenë futbollistë më parë, djem që kanë dëshirë të luajnë futboll, djem që kryejnë punë të ndryshme dhe që me shpirt kanë ngritur këtë skuadër.

Stërvitja e tyre është e rregullt, 2-3 herë në javë dhe në ligën amatore kanë bërë diferencë me ekipet e tjera. Helzag është emri i sponsorit kryesor që kryesohet nga Zamir Shahinasi, një djalë fantastik dhe që sa shumë shkon me të gjithë djemtë e skuadrës.

Një shembull se si ngrihet një skuadër futbolli, është pikërisht Helzag dhe e gjithë kjo merritë është falë të gjithë frymës së grupit.

Bravo ju qoftë djema dhe faleminderit që këto emocione që na dhuroni. Në ndeshjet që Helzag zhvillon në ligën amatore gjatë gjithë vitit, pa mburrje mund të themi që ka më shumë sportdashës se edhe në stadium, kur luan Skënderbeu, edhe pse ndeshjet kryesisht zhvillohen te aneksi i stadiumit.

Një shembull më shumë se i madh dhe me merritë Helzag është këtu ku është, duke luajtur miqësore edhe me Skënderbeun edhe pse një miqësore e kanë luajtur edhe një vit më parë, por këtë herë është ndryshe pasi Skënderbeu i superligës u përball me një skuadër amatore në emër, por skuadër e vërtetë për nga përbërja.

Miqësorja me Skënderbeun:

Për të mbërritur te ndeshja miqësore, ku Helzag u mposht 3-1 nga Skënderbeu, por pavarësist rezultatit, djemtë treguan dëshirë të madhe në fushë dhe u përballën denjësisht edhe pse përballë kishin formacionin e dytë të korçarëve. Vlerësimi ishte maksimal nga ana e këtij ekipi dhe numri i sportdashësve në shkallët e stadiumit ishte i kënaqshëm, si për të thënë se edhe Helzag ka tifozërinë e vet të zjarrtë.

Golin e vetëm për Helzag e shënoi Shahinasi dhe ky gol i dedikohet të gjithë djemve të këtij ekipi. Nga portieri, deri te lojtari i fundit në stolin e rezervave, të gjithë merritojnë fjalët më të mirë në këtë punë të madhe që kanë ngritur dhe në të ardhmen shpresojmë që ti shikojmë sërish atje, në përballje të mëdha dhe dinjitoze.

Më poshtë ju sjellim një për një të gjithë emrat e lojtarëve, ndërkohë që një kolazh fotosh vjen për ju si për të tu thënë këtyre djemve me plot gojë dhe zemër:

Bravo ju qoftë... Bravo Helzag…! Urime dhe fjalët më të mira për ju djema


Formacioni i Helzag ndaj Skënderbeut:

Andon Qririasi

Ardit Skënderasi

Feliks Cane

Mario Bregu

Esmeraldo Xhelillari

Amarildo Morava

Erik Agolli

Paoljo Zegullaj

Arbri Matraku

Ersi Çeliku

Skerdi Konica

U aktivizuan:

Erando Zade

Xhensil Bezati

Zamir Shahinasi

Erion Rënja

Ervis Avdolli

Eriol Manoku

Trajner: Reinaldo Kacori


bottom of page