top of page

Stadiumi “Gjorgji Kyçyku” mbyll dyert për të gjitha ekipet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 23
  • 1 min read

Pogradeci ka qenë qyteti ku shumë ekipe kanë kryer fazën e tyre përgatitore, kjo falë kushteve atmosferike shumë të mira, që do të thotë një mot i freskët, dhe mbi të gjitha, bukuria dhe freskia e liqenit ishin një atraksion edhe për vetë futbollistët.


Kështu, ekipe jo vetëm nga Superliga jonë, por edhe të huaja, si dhe ekipe të Kategorisë së Parë, ishin të shumta në Pogradec. Madje, shumë prej tyre kryenin edhe stërvitjet në stadium, ku zhvilloheshin deri në dy seanca stërvitore, ndërsa vetë Pogradeci e kishte kohën e limituar.


Por këtë sezon do të jetë ndryshe, pasi mësohet se drejtuesit e klubit kanë vendosur që të mos lejojnë asnjë ekip të kryejë stërvitje në këtë stadium. Kjo, për shkak se duhet të ruhet tapeti dhe gjendja e fushës duhet të jetë shumë e mirë, pasi liqenorët do të luftojnë për Superligën dhe duan që fusha të jetë në kushte ideale.



“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page