Stadiumi “Skënderbeu” në kushte optimale
- Korca Boom
- Aug 2, 2023
- 1 min read
Për një mbarëvajtje normale të garës për futbollin, është e domosdoshme edhe infrastruktura. Në Korçë skuadra luan në stadiumin “Skënderbeu”.
Dihet që stadium i ri do të ndërtohet por nuk ka një datë fikse, kështu që ndeshjet në këtë sezon do të luhen në këtë stadium.
Nga vëzhgimi ynë tapeti i stadiumit është në një gjendje mjaft optimale dhe kjo është ana pozitive. Ndërkohë që pritet të ketë rregullime në brendësi dhe në shkallët anësore të tribunës ku ka edhe stola të dëmtuar.
