top of page

Stafi i korçarëve 3 orë në vështirësi, më pas gjen zgjidhjen...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 15, 2023
  • 1 min read

Ka vazhduar gjatë mbledhja e stafit tek korçarët, kjo lidhej më përpilimin e listës përfundimtare të federimeve. Duke qënë se organika ka qënë me shumë futbollistë është marrë edhe vendimi përfundimtar.

Në fakt, disa largime janë bërë këto ditë në formën e huazimit dhe kështu që puna ka qënë më e lehtë. Në dyshim ishin disa futbollistë të huaj që në fakt janë shumë, tetë të tillë tek Skënderebu.

Por nga sa mësohet edhe për ta ka vend për momentin, mund të ketë ndonjë huazim por kjo lidhet më ata që edhe mund të jenë goditja e fundit e merkatos.

Lista tashmë është mësuar dhe mund të thuhet ka marrë formën e prerë, por klubi bën me dije se zyrtarisht do të shprehen në ditët në vijim. Madje, ata që janë pjesë e listës kanë bërë dje edhe vizitat mjekësore.


bottom of page