Struga “leksion” Skënderbeut në pjesën e parë i shënon katër gola
- Jul 26, 2025
- 1 min read
Skënderbeu-Struga 0-4
Shënues: Basiru Kompaore 18′, 20′, 38′, Dumfur 30′ (autogol)
Skënderbeu: Alia, Shaqe, Nasto, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Franklin, Estrela, Çuçka, Nasr, Tajo
Kartonë të verdhë: Janaqi 10′
Skuadra e Skënderbeut pati një fillim zhgënjyes në ndeshjen e saj të parë miqësore përballë Strugës së trajnerit Bledi Shkëmbi, duke u mposhtur thellë në pjesën e parë me rezultatin 0-4. Skuadra bardhekuqe u tregua e pafuqishme përballë lojës agresive dhe të organizuar të skuadrës nga Maqedonia e Veriut.
Heroi i pjesës së parë ishte sulmuesi i Strugës, Basiru Kampaore, i cili realizoi një tregolësh brenda 45 minutave të para, duke përfituar nga pasiguritë në mbrojtjen korçare. Goli i katërt për miqtë erdhi si pasojë e një autogoli të mbrojtësit Dumfur, që kompletoi një pjesë të parë për t’u harruar për ekipin e Ernest Gjokës.
Skënderbeu u tregua i pafuqishëm në ndërtimin e aksioneve sulmuese dhe regjistroi vetëm një goditje në portë, të realizuar nga mesfushori Janaqi. Ndeshja tregoi qartë nevojën për përmirësime në të gjitha repartet e skuadrës, teksa skuadra pritet të reagojë në miqësoret e ardhshme.
“KORÇA BOOM”
















