top of page

Suhejlj Muharem shkëlqen në stërvitje, mahnit edhe stafin teknik

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 2, 2023
  • 1 min read

Suhejlj Muharem sulmuesi që nuk zhgenjehu nga merkato

Ka tre ditë që Muharem pas nënshkrimit të kontartës me Skënderbeun ka dalë në fushën stërvitore. Ka pasur një interesim të madh mbi këtë futbollst që aktivizohet si sulmues krahu.

Ai është 22 vjeç dhe vjen nga Maqedonia e Veriut, një lojtar që tek Struga ishte lënë pak në hije por drejtuesit e Skënderbeut duket se nuk kanë gabuar kur e kanë sjellë tek korçarët.

Ai ka treguar vlera të larta në të gjithë aspektet e lojës dhe realisht është një futbollist talent, që shumë shpejt ka për të qënë një vlerë e korçarëve e pse jo edhe si pjesë e merkatos për më tej.

Nga ana e stafit është deklaruar se vërtet është një futbollist mjaft i mirë dhe korçarët nuk janë zhgënjyer.



bottom of page