top of page

Sukses, emocion dhe mirënjohje në Bilisht – nderohet Thanas Gjata me dy kupa dhe zemër

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 29
  • 1 min read

Ky turne, që mbante emrin "Kupa Thanas Gjata", përfshinte grupmoshat U-7, U-9 dhe U-11 dhe u karakterizua nga pjesëmarrje e gjerë dhe organizim i shkëlqyer. Veprimtaria u zhvillua në bashkëpunim me akademinë tonë dhe pati një prani të konsiderueshme të ekipeve si Akademia Devolli, Akademia Pogradeci dhe Akademia Skënderbeu.


Vlora Boys Academy arriti të fitonte dy nga tre kupat në garë, atë të grupmoshës U-7 dhe U-9, ndërsa kupa për grupmoshën U-11 u fitua nga Akademia Devolli.

Si akademi, shprehim falënderimet dhe mirënjohjen tonë për të gjithë ata që kontribuan në organizimin e këtij aktiviteti:


Faleminderit Bashkisë Bilisht dhe kryetarit të saj, Eduart Duro, për mbështetjen e vazhdueshme dhe mikpritjen ndaj akademisë sonë


Faleminderit avokatit Vali Nallbati, pronar i Hotel Kelva, për pritjen e ngrohtë të fëmijëve dhe ndihmën në organizim


Faleminderit trajnerëve të Akademisë Devolli, Feliks Cane, Erindi Maneshi dhe Agron Begolli, për përkushtimin dhe bashkëpunimin

“KORÇA BOOM”


bottom of page