“Suksesi” i Edi Ramës drejt BE: 100 mijë turistë me tepër, 112 mijë nxënës më pak
- Korca Boom
- Sep 11
- 2 min read
Gjatë kësaj jave kishte dy lajme, që fshehin dështimet e qeverisë:
- Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, duke folur për modernizimin dhe arritjet e turizmit në Shqipëri, tha se, në këtë sezon veror erdhën 100 mijë turistë më tepër se në vitin 2024, duke fshehur faktin, që numri i turistëve këtë sezon ka rënie të ndjeshme.
- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pasi foli për modernizimin dhe arritjet e larta të arsimit në Shqipëri, tha se, për vitin shkollor 2025-2026 janë regjistuar 345 mijë nxënës, duke fshehur të vërtetën, që numri i nxënësve këtë vit është 112 mijë më pak.
Shkaqet janë te dështimi i qeverisë
Rënia e numrit të turistëve, ka si shkak ndotjen në plazhe, çmimet e larta, shërbimet jashtë standardeve edhe me mungesë energjie, ushqimet jo cilësore e të pasigurta, tritolin e Bablokut mbi hotele e resorte gjatë sezonit, pushtimin e plazheve nga “të fortët” dhe dhunën e tyre ndaj turistëve e pasigurinë publike jo vetëm në plazhe.
Pakësimi i numrit të nxënësve, ka si shkak nivelin e ulët të mësimdhënies, mungesën e kushteve, pasigurinë e fëmijëve në shkolla, varfëria dhe mungesa e shpresës për ndryshim të gjendjes; realitet problematik që ka detyruar prindërit të largojnë fëmijët jashtë jashtë vendit.
Edhe nëse do ta pranojmë mashtrimin e ministres Mirela Kumbaro, për gjoja shtim të numrit të turistëve në sezonin e këtj viti, ka një alarm, që nuk po e shqetëson qeverinë.
Shqipëria e vitit 2025, që sipas propagndës së Bablokut, është shumë pranë futjes në BE, ka 100 mijë turistë më tepër dhe 112 mijë nxënës më pak.
Pra, ka popullim vizitorësh nga 3-10 ditë gjatë sezonit veror, dhe shpopullim e plakje popullsie, me largim shqiptarësh pëgjithnjë nga vendi.
Disa “suksese” të tjera të qeverisë:
- Paga dhe pensione me vlerë 30-50% më të ulëta së në Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi e Bosnje; dhe disa herë më të alëta se në vendet e BE, ndërkohë që pagat e pushtetarëve janë 10 hërë më larta se paga minimiale dhe 30 herë më tëpër se pensioni mininal.
- Ndërkohë që pagat e pensionit janë të ulëta, tregu ka çmime më të larta edhe se në vendet e BE për ushqimet, karburantet, ilaçet, transportin, kreditë bankare, telefoninë, pesticidet për fermerët, strehimin, energjinë e çdo lloj shërbimi.
- Shqipëria në pushtetin e Bablokut, vazhdon të përballet me tritol mbi banesa, objekte turistike e tregtare në bregdet dhe në qytete e zona rurale.
- Korrupsioni është masiv dhe po dikton zgjidhjet sociale-ekonomike të shqiptarëve; krimi ka vendosur sundimin e plotë me vrasje, rrëmbime, përdhunime, grabitje banesash, biznesesh e të pasurive gjobëvenie ndaj bizneseve, aktivitete piramidash financiare mashtruese.
Kemi polici të lidhur me krimin, drejtësi që liron kriminelët, shtim e rritje taksash, trafik droge, grabitje të pasurive me vendime qeverie, kulla me miliarda të pista dhe prej 12 vitesh, kryeministër që bën propagandë demagogjike për futje në BE./Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















