Sulm me th*kë në trenin, 10 të plagosur dhe dy të arrestuar
- Korca Boom
- 5 days ago
- 1 min read
Një sulm i dhunshëm me thikë ka ndodhur të shtunën mbrëma në një tren që udhëtonte nga Doncaster në drejtim të Londrës, duke lënë të plagosur dhjetë persona. Policia britanike ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht.
Sipas autoriteteve, incidenti u raportua rreth orës 19:39 në stacionin hekurudhor Huntingdon. Dëshmitarët kanë rrëfyer se panë një burrë të armatosur me një thikë të madhe që sulmoi pasagjerët në mënyrë të papritur, ndërsa shumë prej tyre u fshehën në tualetet e trenit për t’u shpëtuar goditjeve.
"KORCA BOOM"



















