top of page

Sulmuesi i Skënderbeut përfundon në “radarët” e klubit legjendar që surprizoi Porton dhe Interin e Mesit në Botërorin e Klubeve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 27
  • 1 min read

Sulmuesi i Skënderbeut, Saleh Nasr, mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, teksa së fundmi ka përfunduar në “radarët” e klubit prestigjioz të Al Ahly që militon elitën e futbollit egjiptian, dhe ka fituar plot 112 trofe. 


Një klub legjendar, që ishte pjesë edhe e Botërorit të Klubeve që u zhvillua në Amerikë, ku barazoi pa gola në ndeshjen hapëse ndaj Inter Majemit të Leo Mesit, si dhe barazoi me rezultatin 4 me 4 kundër Portos.  


Paraqitjet pozitive të Nasr në elitën e futbollit shqiptar, duket se kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve egjiptian, që mund t’i japin një shans të artë në karrierë sulmuesit 25-vjeçar.


Saleh Nasr ka arritur të regjistrojë 31 paraqitje në elitën e futbollit shqiptar, ku ka shënuar 11 gola si dhe ka dhuruar 3 asiste. Mbetet për t’u parë me mjaft interes se si do të rrjedhin zhvillimet e merkatos për sa i përket të ardhmes së futbollistit egjiptian.  


25-vjeçari momentalisht është nën kontratë me Skënderbeun dhe po stërvitet rregullisht me skuadrën korçare, duke qenë në qendër të projektit për sezonin 2025-2026./ Burimi: Panorama Sport


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page