SUPER Dean Liço/ Vlerësohet me notën më të lartë në kampionatin turk dhe shënon gol
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Sot është mbyllur kategoria e parë futbollit turk dhe Dean Liço pikërisht në këtë ndeshje të fundit, shumë vendimtare, ka shpërthyer me një lojë fantastike që rrallë e kemi parë, madje ka shënuar edhe një gol.
Ditën e sotme në javën e fundit, Boluspor ka arritur një fitore fantastike 0-7 në transfertën e Adanasporit dhe kjo fitore i dha play-off-in Bolusporin që la jashtë po ish-skuadrën e Dean Liços, Igdir me tre pikë diferencë.
Madje lojën e shkëlqyer të Deanit e ka vlerësuar edhe nota super e lartë që ka marrë mesfushori korçar në fund të ndeshjes teksa është vlëerësuar me 9.6, një notë që në fakt rrallë e kemi parë në kampionatin turk, por ishte një notë e merituar për Deanin, i cili në minutën e 22-të shënoi edhe golin e dytë të skuadrës së tij.
Ky ishte goli i dytë i Liços në gjysmën e sezonit me fanelën e Boluspor, por vlen të theksohet se kjo ndeshje është e mesfushorit korçar dhe tashmë pritet që ta ndihmojë shumë skuadrën e tij në ngjitjen në superligën turke.
Suksese Dean!
“KORÇA BOOM”
