Super Emir Rashica “çmend” një Korçë të tërë…
- Korca Boom
- Jul 2, 2023
- 1 min read
Deri tani kanë ardhur shumë futbollistë te Skënderbeu, ndërkohë që ai që ka spikatur më shumë nga gjithë të tjerët, madje duket sikur po kap “majat” përpara kohe është Emir Rashica.
Talenti kosovar vërtet ka mahnitur stafin teknik dhe jo vetëm ata. Tifozët korçarë që e kanë ndjekur Skënderbeun e këtyre ditëve kanë mbetur të mahnitur nga paraqitja e mesfushorit të krahut që ka ardhur disa ditë më parë te Skënderbeut.
Rashica është vetëm 19-vjeç dhe shikohet si një ardhme e sigurtë te Skënderbeu, prandaj edhe kontrata me të do të jetë afatgjatë, në mënyrë që në të ardhmen Skënderbeu të blindojë” të gjithë “Yjet” e ekipit.
Në fakt edhe Muharem nga Maqedonia e Veriut është një tjetër futbollist që ka spikatur në dy seancat e paa, por Rashica vërtet po shkëlqen.
