SUPER Pogradeci shënon ndaj Besës që në start, kryesojnë liqenorët!
- Korca Boom
- Apr 28
- 1 min read
Ka festa pogradecare në vetëm 14-të minutat e para të takimit Besa-Pogradeci, pasi janë liqenorët që realizojnë golin e avantazhit, duke udhëhequr tashmë sfidën që i çon një hap larg ndeshjes ndaj Tiranës.
Ka qenë Alidemaj që mjeshtërisht ka ekzekutuar një goditje dënimi dhe topi ka përfunduar në rrjetë.
Tashmë Pogradeci duhet të ketë shumë kujdes në minutat në vazhdim, pasi është më pranë kualifikimit.
Bea-Pogradeci 0-1
Shënues: Alidemaj 14'
Besa: Ahmetaj; Greca, Nonato, Nuredin, Dabo, Nurja, De Oliveira, Ramilli, Stafa, Migone, Goxha
Trajner: Emiljano Çela
Pogradeci: Staniç; Danladi, Ivani, Shkulaku, Lila, Pius, Pengu, Zguro, Krasniqi, Raza, Alidema
Trajner: Ardian Mema
“KORÇA BOOM”
