Supergola të Rashicës dhe Nikaj, Skënderbeu fiton 2-0 në pjesën e parë
- Korca Boom
- Aug 2, 2023
- 2 min read
Skënderbeu - Elbasani 2-0
Shënues: Rashica 22’, Nikaj 39’
Skënderbeu: Alia, Frashëri, Shaqe, Prençi, Gerco, Merlim, Liço, Rabiu, Zenullari, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdneoviç
Elbasani: Totoshi, Broshka, Pere, Telushi, Dragoj, Karakaçi, Kasa, Hasani, Leonardo, Qiunoes, Greca. Trajner: Nevil Dede
Gjyqtarë: Ervin Kotomelo, Bariokels Hamzaj, Fetmir Potka, Dhimitra Hoxha (Korçë)
Skënderbeu bën mirë në pjesën e parë dhe arrin ta mbyllë në avantazh të dy golave. Korçarët deri në minutën e 22-të, minutë që shënojnë golin e avantazhit, kanë 2-3 raste shënimi, por duhet të vinte minuta e 22-të që me një superkombinim, Rashica del i vetëm në zonë dhe shënon golin e avantazhit.
Pas shënimit të golit, loja bie disi dhe deri afër fundit të pjesës së parë, rastet janë shumë të pakta. Duhet të vinte minuta e 39’-të që një kundërzbritje e shpejtë e Skënderbeut të konkretizohej në gol.
Është shumë i shpejtë Ardit Nikaj, që kalon të gjithë mbrojtjen edhe portierin dhe 2-0.
Tashmë të dy ekipet janë futur në dhomat e zhveshjes në pritje të pjesës së dytë.
Rastet e pjesës së parë
5’- Rashica fut një kros të bukur nga e djathta dhe Prençi më kokë për pak sa nuk shënon, por gjuan jashtë.
19’ - Dean Liço bën një gjuajtje spektakolare nga jashutë zonë dhe pritja e Tototshi ka qenë po kaq spektakolare. Dhe vetëm këndore.
22’ - Superkombinim mes Merlim që jep një top të saktë në të majtë te Zenullari, po kaq bukur krosimi dhe Rashica shënon vërtet një eurogol.
34’ - Zbritje e bukur e miqve nga Elbasani, Greca kalon Prençin, diagonal nuk arrin të jetë i saktë, gjuan prirasi me portën.
39’ - Një tjetër zbritje e shpejtë e Skënderbeut, Ardit Nikaj përfiton nga një gabim edhe i mbrojtjes mike, del përballë portës, kalon atje edhe një mbrojtës me shpejtësinë e tij dhe 2-0.
