top of page

Supergoli i Dejvi Bregut nuk i mjafton Dinamos, “nëndetësja blu” ‘fundoset’ në pjesën e dytë dhe vendos kualifikimin në Tiranë

  • Aug 7, 2025
  • 1 min read

Updated: Aug 8, 2025

Ndryshe nga Egnatia që ia doli t'i merrte një barazim pa gola Olimpija Ljubljanës në Slloveni, Dinamo nuk ka arritur të dalë me një rezultat pozitiv në transfertën kroate. Blutë e kryeqytetit janë mposhtur me përmbysje 2-1 nga Hajduku i Splitit në Kroaci në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Konferencës.


Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja kaloi e para në avantazh në minutën e 36 të takimit. Eurogol i Dejvi Bregut. Fantastik vlonjati, që me një predhë nga distanca shmangu portierin e skuadrës kroate.


Me fitoren minimale për Dinamon u mbyll edhe pjesa e parë.


Sapo nisi pjesa e dytë dhe më konkretisht në minutën e 48, kroatët barazuan shifrat me 17-vjeçarin Durdov.


Në minutën e 64 erdhi edhe përmbyja e madhe për vendasit e Hajdukut. Gafë foshnjarake në mbrojtje e Bruno Ditës. Sulmuesi Bamba nuk fali dhe i dha fitoren ekipit të tij.


Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Air Albania”, ku Dinamo do të kërkojë të përmbysë rezultatin dhe të kërkojë kualifikimin në fazën “play off” të Ligës së Konferencës.


“KORÇA BOOM”


bottom of page