SUPERLIGA: Caktohen oraret e 5-së ndeshjeve të para. Mësojini! / Shikoni ekipin e zemrës se kur luan
- Korca Boom
- Aug 21, 2023
- 1 min read
Sot janë zyrtarizuar të gjitha ndeshjet e superligës shqiptare për javën e parë, me përjashtim të Partizani-Teuta, ndeshje e cila akoma nuk ka një datë dhe orë për shkak të preokupimeve të Partizanit në Kupat e Europës.
(Shikoni çiftet, qytetet, datat dhe oraret kur luhen)
Java e 1
E shtunë 26 gusht
Egnatia-Skënderbeu Ora 17:00 (Rrogozhinë)
Vllaznia-Kukësi Ora 20:00 (Shkodër)
E dielë 27 gusht
Laçi-Erzeni Ora 17:00 (Laç)
Dinamo-Tirana Ora 20:00 (Elbasan)
Partizani-Teuta (E shtyrë)
