SUPERLIGA/ Java e fundit luhet në fundjavë, 4 ekipe në garë për të qëndruar në Superiore
- Korca Boom
- Apr 22
- 1 min read
Updated: Apr 23
Superiorja, në fundjavë do të luajë ndeshjet e fundit të sezonit të saj të rregullt. Takime mjaft të rëndësishme janë në program, ku sigurisht vëmendja më e madhe do të jetë te mbijetesa.
Janë plot 4 skuadra që do të luajnë fatet e tyre të të gjithë sezonit në javën e fundit të Superiores. Kështu Bylis, Skënderbeu, Tirana dhe Laçi do të bëjnë llogaritë mes tyre për “Play-Out” dhe qëndrimin në Superiore, teksa fatkeqësisht, 2 prej tyre do të bien direkt në Kategorinë e Parë.
Ndërkohë një duel interesant do të jetë edhe mes Elbasanit dhe Partizanit për vendin e 4-të në “Final – Four”. Fati i vë përballë në javën e fundit të dyja skuadrat që do të luajnë ndeshjen direkte mes tyre për vendin e 4-t, teksa aktualisht kanë kuotë të njëjtë pikësh, 50.
Duelet e tjera do të jenë Dinamo – Tirana në “Elbasan Arena”, Skënderbeu – Bylis në Korçë, Teuta – Egnatia në “Niko Dovana” dhe Vllaznia – Laçi në “Loro Boriçi”.
Sfida këto që saktësisht do të luhen ditën e diel në orën 15:30.
JAVA 36 ORA 15:30
Vllaznia – Laçi
Dinamo City – Tirana
Teuta – Egnatia
Skënderbeu – Bylis
Partizani – AF Elbasani
“KORÇA BOOM”
