Superstadium në Maliq, Topçiu jep lajmin e madh
- Korca Boom
- Jul 5, 2023
- 1 min read
Në qytetin e Maliqit ka muaj të tëra që po punohet për përfundimin e stadiumit të ri. Emri i stadiumit të vjetër ka qenë “Jovan Hasko”, ndërkohë që Bashkia e qytetit do të vendosë në fund nëse do të rruhet sërish ky emër, apo…
Gjithsesi ajo që ka rëndësi në këtë moment është fakti që tapeti ka përfunduar, ndërkohë që kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu ka njoftuar ditën e djeshme në faqen e tij zyrtare, se në këto momente është duke u punaur për përfundimin e shkallëve.
Me përfundimin e tyre dhe me ndonjë rregullim tjetër, mund të themi që sezonin e ri as që nuk ka mëdyshje që Maliqi do të luajë në shtëpi.
Ja edhe postimi i djeshëm i kryebashkiakut Gëzim Topçiu:
“Në stadiumin e qytetit të Maliqit, duke u punuar për rritjen e shkallëve dhe kapacitetit të tij. Sezoni i ri me kushte shumë më të mira për klubin e futbollit, klasat sportive dhe sportadhësit,” - është shprehur Gëzim Topçiu.
