top of page

Të gjithë sytë nga stadiumi: Devolli prezanton sot trajnerin e ri dhe platformën e tij

  • Nov 3, 2025
  • 1 min read

Për të gjithë tifozët e ekipit të Devollit, sot në orën 14:00 do të zhvillohet prezantimi zyrtar i trajnerit të ri Vasian Ballço dhe ndihmësit të tij Erlis Frashëri.


Ceremonia do të mbahet në stadiumin e ekipit, ku do të prezantohet edhe platforma e re e trajnerit si dhe objektivat e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.


Siç është bërë e ditur, synimi kryesor mbetet ngjitja në një kategori më lart, një objektiv që kërkon përkushtim, punë dhe mbështetjen e të gjithë devollinjve.


Tifozët janë të ftuar të marrin pjesë në këtë prezantim të rëndësishëm, pasi ekipi ka nevojë për mbështetjen dhe kurajën e tifozerisë së zjarrtë të Devollit, që gjithmonë ka qenë forca e dymbëdhjetë në çdo ndeshje.

"KORCA BOOM"


bottom of page