top of page

“Tërbohet” Gvozdenoviç. Ja çfarë ka bërë në analizë me ekipin…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 1, 2023
  • 1 min read

Pas ndeshjes miqësore ndaj Vorës, trajneri Ivan Gvozdenoviç dhe stafi i tij kanë zhvilluar një analizë. Nga sa është mësuar, ai ka analizuar nga pamjet filmike atë që të tijtë kanë dhënë në fushën e lojës.

Trajneri shpesh herë ka qënë i ashpër me disa futbollistë, duke ju kërkuar që gabime të tilla të mos përsëriten. Ai ka analizuar me detaje çdo fragment të lojës.

Pakënaqësitë e trajnerit lidheshin me veprimet në grup dhe për më shumë me disa futbollistë që kishin dalë nga detyrat taktike.

Shpesh, Gvozdenoviç u ka kujtuar futbollistëve që duhet të jenë shumë të disiplinuar, jo të tregohen egoistë në veprime kur duhet të bashkëpunojnë.



bottom of page