“Ta shpëtojmë Shqipërinë më 11 maj”/ Berisha në Korçë: Në 100 ditët e para firmosim kthesën e ndryshimit
- Korca Boom
- May 7
- 1 min read
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës zgjedhor në Korçë. Në fjalën e toj para qytetarëve, Berisha u shpreh se shqiptarëve u buron nga shpirti sirena që të shpëtojnë Shqipërinë më 11 maj.
Berisha tha se ata që kanë mbushur sheshet e vendit, i kanë kthyer shpresën Shqipërisë.
Berisha u shpreh se 100 ditët e para të qeverisjen nuk i duhen për pushtet personal, por për të firmosur kthesën e ndryshimit.
“Ne sot nuk jemi ata që duhet të ishim. Sot jemi njerëzit që kemi braktisur më shumë se çdo vend tjerë Korçën dhe Shqipërinë. Në shkolla nuk ka më nxënës. Një sirenë buron nga shpirti i këtij populli që më 11 maj ta shpëtojmë Shqipërinë.
Korça ka shpresë. Korça ka besim. Ju që e keni mbushur këtë shesh, i keni kthyer shpresën Shqipërisë.
100 ditë na duhen jo për pushtetin tim, kurrë. Na duhen për të firmos së bashku një kthesë vendimtarë në ktë rënie të madhe që kemi. Na duhen 100 ditë që baballarët e gjyshërit tanë të mos numërojnë më kafshatën. Të mos marrin pension më të pakët se 200 euro”,-tha Berisha./CNA
“KORÇA BOOM”
