Takaj “bekon” Skënderbeun, presidenti optimist para startit…!
- Korca Boom
- Aug 26, 2023
- 1 min read
Sot nis rrugëtimin e vet Abissnet Superiore dhe sigurisht që ethet e një sezoni të tërë fillojnë që sot në orën 17:00 teksa Egnatia-Skënderbeu do të jetë ajo që do të çelë siparin e kësaj superlige.
Presidenti Ardjan Takaj sigurisht që ka qenë ai që ka qëndruar pranë këtij Skënderbeu që në momentin e parë dhe është kujdesur në maksimum për të afruar futbollistët që i duhen këtij ekipi për të ndërtuar një skuadër më shumë se të denjë dhe më shumë se kaq, një ekip me talente të padikutueshëm për të ardhmen.
Javët e fundit vazhdimisht Takaj ka qenë pranë të tijve, ndërkohë që sot disa orë përpara fillimit të takimit pritet që njëshi i Skënderbeut të zhvillojë edhe një takim me stafin dhe futbollistët për të “bekuar” Skënderbeun përpara startit të sezonit.
Edhe vetë Takaj e di fort mirë që do të jetë një superligë e “egër” dhe e vështirë, por që porosia e fundit e tij për lojtarët do të jetë që të japin më të mirën për këtë fanelë që kanë veshur dhe pas takimit do të jetë në orën 17:00 në tribunën qëndrore të stadiumit “Egnatia”.
Ardjan Takaj ka qenë vazhdimisht gjatë këtyre ditëve optimist dhe i tillë do të jetë vazhdimisht, sepse padiskutim që është “arkitekti” që ka çuar këtë skuadër deri në grupet e Europa League.
Suksese i urojmë edhe në si portal presidentit Ardjan Takaj dhe stafit të tij!
