top of page

Takaj beson te Skënderbeu, “bosi” ecën me “laps në dorë”…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

Ka pasur shumë komente gjatë gjithë kësaj periudhe në lidhje me Skënderbeun. Si do të jetë skuadra? Përse ka afruar shumë lojtarë të rinj? A do ia dalë Skënderbeu në superligë?

Janë pyetje që në fakt me të drejtë bëhen nga tifozët, të cilët nga ana e tyre janë të etur për të parë Skënderbeun në superligë, atje ku e ka vendin.

I vetmi që nuk ka folur deri tani është presidenti Ardjan Takaj, i cili thuajse një herë në 3 ditë është në qytetin e Korçës për të qenë pranë ekipit të tij.

Edhe pse nuk ka folur, nga të gjitha ato që duken, nuk ka dyshimin më të vogël që Takaj e ka një strategji për Skënderbeun.

Nuk duhet harruar fakti se në 13 lojtarë që janë afruar deri tani, të gjithë janë djem të rinj dhe kanë firmosur kontrata jo më pak se 3 vjeçare. Kjo do të thotë që “bosi” i Skënderbeut shikon larg dhe po ndërton një Skënderbe të së ardhmes. Kjo nuk ka pikën më të vogël të dyshimit.

Ishte presidenti Ardjan Takaj që ngriti Skënderbeun aq larg deri në grupet e Europa League dhe tashmë edhe pse i dënuar, di më së miri të ndërtojë një Skënderbe të së ardhmes.

Në fund të fundit, plani i presidentit është i qartë dhe prandaj tifozët bardhekuq duhet të qëndrojnë të qetë, sepse Skënderbeu do ia dalë…!



bottom of page