top of page

Takaj-Gvozdenoviç në celular: Ja çfarë bisedojnë…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 12, 2023
  • 1 min read

Në ndeshjen test të zhvilluar para disa ditësh, në shkallët e stadiumit nuk është parë Ardian Takaj. Si rrallë herë ai ka munguar, por kjo ka qënë një arsye obejktive.

Është mësuar se ai e ka ndjekur këtë miqësore nga rrjetet sociale, atje ku transmetoi direkt takimin edhe faqja jonë “Korça Boom”. Por nga se kemi mundur të mësojmë, kontaktet e Takaj në telefon me trajnerin Gvozdenoviç janë të shumta. Pas çdo seance stërvitore ata bisedojnë, Takaj mëson mbi ecurinë, procesin stërvitor, gjendjen e futbollistëve që janë në provë, ndërkohë që Gvozdenoviç interesohet mbi ardhjen e futbollistëve që janë në planet e korçarëve.

Trajneri pret me padurim që të ketë grupin e gatshëm për të ditur saktësisht se cilët do të jenë më të besuarit e tij për startin e kampionatit.






bottom of page