Takaj-Gvozdenoviç tjetër takim “kokë më kokë”…!
- Korca Boom
- Jul 27, 2023
- 1 min read
Një tjetër takim “kokë më kokë” pritet mbrëmjen e sotme pas ndeshjes miqësore të Skënderbeut, mes presidentit Ardjan Takaj dhe trajnerit Ivan Gvozdenoviç.
Takime të tilla ka pasur shpesh kohët e fundit, kjo për shkak të fazës përgatitore të ngjeshur dhe prurjeve të reja te bardhekuqtë, ndërkoh që sot në mbrëmje edhe njëherë tjetër presidenti dhe trajneri do të diskutojnë rreth grupit të lojtarëve dhe nëse duhen apo jo afrime të tjera në skuadër.
Njëshi i klubit bardhekuq, Ardjan Takaj, pritet që të mbërrijë sot rreth mesditës në qytetin juglindor dhe do të jetë padiskutim në tribunën qëndrore të stadiumit në momentin që do të luhet edhe miqësorja ndaj Malishevës.
Tjetër test që Takaj do të shikojë me kujdes të tijtë, teksa kujtojmë që pas ndeshjes me Dinamon vetë presidenti ka mbetur i kënaqur nga loja e të tijve.
Çfarë do të na sjellë takimi i mbrëmjes së sotme, Takaj-Gvozdenoviç, kjo mbetet për tu parë.
