top of page

Takaj ka gati blerjet e tjera për Skënderbeun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 17, 2023
  • 1 min read

Presidenti ka në tavolinë emra të rinj futbollistësh, priten vetëm firmat


Katër blerje te reja janë konfirmuan nga Skënderbeu deri tani dhe sigurisht që ka qenë “Korça Boom” që ka zbuluar e para disa prej tyre.

Portieri Marco Alia që vjen nga Italia, sulmuesi Suhejlj Muharem që vjen nga Struga, Klevis Shaqe futbollist që ka qenë pjesë e Tomorit dhe qëndërmbrojtësi brazilian MarKos Ramos, janë emrat e parë që mund të quhen blerjet e reja të Skënderbeut.

Këta futbollistë do të ti bashkohen Skënderbeut në ditët në vazhdim pas startit të fazës përgatitore, ku ka edhe shumë lojtarë të tjërë që janë pjesë e skuadrës nga sezoni i kaluar. Skënderbeu nuk do të ndalet këtu, teksa presidenti është duke vijuar bisedimet me një pjesë të lojtarëve që ka piketura.

Ardjan Takaj ka në tavolinë “lumë” ofertash, por është duke ndjekur me vëmendjen merkaton, pasi kërrkon të sjellë në juglindje, lojtarë të mirë dhe që kushtojnë jo shtrenjtë, për shkak se Skënderbeu sido të rjedhin ngjarjet është i dënuar edhe tre sezone të jera nga UEFA.

Pritet që nga ditë në ditë portali “Korça Boom” të zbulojë emra të tjerë lojtarësh, që po marrin miratimin jo vetëm nga presidenti, por edhe nga trajneri Ivan Gvozdenoviç.

Duket se do të jetë behar i “nxehtë” për Skënderbeun dhe presidentin Ardjan Takaj.



 
 
bottom of page