Takaj mbërrin në Korçë, “bekon” Skënderbeun
- Korca Boom
- Jun 26, 2023
- 1 min read
Presidenti i Skënderbeu, Ardjan Takaj ka mbërritur në ambjentet e stadiumit “Skënderbeu” në orën 16.40 minuta, pra kur duheshin edhe 20-të minuta përpara se të startonte stërvitja e parë.
“Bosi” i bardhekuqve pasi ka zbritur nga makina e tij ka takuar me radhë të gjithë ata që ishin prezentë në ambjentet e stadiumit dhe më pas është futur në zyrën e tij të klubit që ndodhet pas futjes në holl.
Atje kanë mbërritur një pjesë e mirë e mediave dhe drejtuesit e klubit, ndërkohë që presidenti pasi është përshëndetur me të gjithë këta, ka dalë në holl.
Takaj i është dretuar dhomave të zhveshjeve dhe është takuar me ata lojtarë që kanë qenë prezentë dhe u ka uruar suksese
Më pas presidenti ka ndjekur seancën e parë stërvitore dhe “Korça Boom” sjell për ju këtë foto pas mbërritjes së Ardjan Takaj dhe “bekimit” që ai u ka dhënë të tijve.
