Takaj në “lëvizje”, gati goditjen e fundit në merkato…. Flitet sulmues nga Brazili!
- Korca Boom
- Aug 12, 2023
- 1 min read
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj është duke lëvizur shumë orët e fundit, për të mbyllur sa më shpejt merkaton verore. Në fakt, nëse do të mbërrinte Alfred Mensah, merkatoja do të quhej e mbyllur, por tashmë me Fleçer jashtë forme, sigurisht që duhet edhe një sulmues tjetër.
Në zyrën e “bosit” në Durrës kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve disa emra lojtarësh të huaj, ndërkohë që akoma nuk është vendosur për emrin përfundimtar.
Sigurisht që ka kohë deri më 31 gusht, por Takaj ka ndërmend që ta mbyllë sa më parë firmën e fundit, atë që mezi e pret edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç, sulmuesin.
Edhe në bisedën e fundit që ka pasur mes Takaj dhe Gvozdenoviç, ky i fundit ia ka kërkuar me ngulm sulmuesin, për vetë faktin se përveç, Fleçer, Rashica, Nikaj, apo edhe Muharem, duhet edhe një tjetër sulmues “race”, pasi superliga është e gjatë.
Orët e fundit mësohet se është arritur akordi me një brazilian, por kjo pritet të bëhet publike në orët në vazhdim.
Ndërkohë që presidenti po punon për të sjellë një orë e më parë sulmuesin e fundit, ka zëra që mund të afrohet edhe një mbrojtjës, por kjo me përqindje shumë të ulët, sepse së fundmi mbërriti edhe Randi Dumfur dhe, edhe reparti i prapavijës është mbushur.
