top of page

Takaj “ngujohet” në Korçë, ja arsyeja pse “bosi” po qëndron në juglindje…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 19, 2023
  • 1 min read

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj, ka disa ditë që ndodhet në qytetin juglindor të Korçës dhe arsyeja tashmë është e qartë. “Bosi” po qëndron pranë ekipit pasi superliga është në prag dhe po u jep adrenalinë të fortë të tijve, një javë para startit të superligës.

Qysh përpara ndeshjes së fundit miqësore ndaj Lushnjës, Takaj udhëtoi nga Durrësi në drejtim të qytetit juglindor dhe ka qysh atë ditë që presidenti nuk lëviz nga Korça.

Madje edhe pasditen e sotme Ardjan Takaj do të jetë prezent në stadiumin “Skënderbeu”, teksa në orën 18:00 do të jetë prezent në tribunën qëndrore të stadiumit “Skënderbeu” për të ndjekur të tijtë.

Plus kësaj në të gjitha seancat stërvitore të fundit që ka zhvilluar Skënderbeu, Takaj nuk ka munguar dhe kjo tregon një interesim të jashtëzakonshëm të “bosit”.

Presidenti po e bën të tijën, tashmë u mbetet radha futbollistëve në fushën e lojës, për të treguar mbështetjen maksimale që u kanë dhënë drejtuesit e klubit.



bottom of page