Takaj nuk “ngopet” vijnë edhe dy nga Italia…
- Korca Boom
- Jun 27, 2023
- 1 min read
Nuk kanë të mbarruar afrimet te Skënderbeu. Pritet nga dita në ditë të vijnë edhe dy futbollistë nga kampionati italian
Skënderbeu ditën e djeshme ka startuar fazën përgatitore në qytetin juglindor. Një fazë që ka nisur me risi, me lojtarë që vijnë për herë të parë, por edhe ata që kanë qenë pjesë e Skënderbeut sezonin e kaluar.
Por, ky është vetëm fillimi, sepse nga dita në ditë pritet të vijnë emra të tjerë lojtarësh, që kanë firmosur, por që akoma nuk janë bashkuar me bardhekuqtë.
“Korça Boom” mëson eksluzivisht që dy afrimet e radhës do të jenë nga Italia, pra lojtarë që luajnë në shtetin fqinj. Sipas burimeve pranë klubit, bëhet fjalë për një mesfushor dhe një mbrojtës, por që emrat do të mbahen sekret edhe për pak orë, teksa më pas do të bëhen të ditur edhe për mediat.
Duket se Takaj nuk “ngopet” dhe po kërrkon të mbyllë sa më parë Skënderbeun e tij, në mënyrë që stafi teknik të punojë i qetë gjatë fazës përgatitore që filloi dje në qytetin më të madh juglindor të Shqipërisë.
