Takaj premton Skënderbeun e madh/ Presidenti di ta mbajë fjalën
- Korca Boom
- May 4
- 2 min read
Më shumë se një javë nga rënia e Skënderbeut në kategorinë e parë, të gjithë vazhdojnë ta kenë mendjen te ajo që ndodhi, që në fakt është e vështirë të “gëlltitet”, pasi ka vite që pritshmëritë janë shumë të mëdha për këtë Skënderbe.
I vetmi që di si ngrihet ky Skënderbeu, madje edhe Skënderbeu i madh, është presidenti Ardjan Takaj. Njëshi i klubit bardhekuq këtë e ka treguar me vepra dhe jo më fjalë, ndërkohë që të martën që kaloi ka qenë vetë presidenti Takaj që doli në një deklaratë, ose e thënë ndryshe reagim, për të sqaruar situatën.
Dhe, Takaj ka premtuar hapur që shumë shpejt ky Skënderbe do të ringrihet më i fortë se kurrë më parë dhe sigurisht që ky është një premtim që “bosi” i klubit do ta tregojë me vepra që di ta mbajë.
Premtimi do të mbahet që këtë sezon edhe pse skuadra do të luajë në kategorinë e parë, ndërkohë që presidentit mezi i pritet që të tregojë realisht se kush është Skënderbeu.
Tashmë mbetet që koha ta tregojë dhe puna për ringritjen sapo ka filluar. Ardjan Takaj di ta mbajë fjalën dhe kjo nuk ka asnjë dyshim…
Ju rikujtojmë reagimin e presidentit Ardjan Takaj, pas rënies së Skënderbeut në Kategorinë e Parë:
Të dashur tifozë të Skënderbeut,
Sot jemi të detyruar të pranojmë një realitet të hidhur: Skënderbeu ka rënë nga Kategoria Superiore. Kjo është një goditje e rëndë për historinë, krenarinë dhe përkushtimin tonë si klub dhe si qytet.
Unë, si president i klubit, e ndjej përgjegjësinë e plotë. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve - për zhgënjimin, për pritshmëritë e thyera dhe për dhimbjen që kjo sjell tek çdo korçar që rreh me zemër për Skënderbeun.
Por nuk jemi të mposhtur.
Rënia nuk është fundi ynë. Është momenti për të reflektuar, për të pastruar, për të ndërtuar nga e para, me përulësi dhe vendosmëri. Skënderbeu do të rikthehet. Me ndihmën tuaj, me dashurinë tuaj dhe me besimin tuaj, ky klub do të ngrihet më i fortë se kurrë më parë.
Ju falënderoj për besnikërinë tuaj. Ju meritoni më shumë, dhe unë ju premtoj se do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer lavdinë e humbur.
Përpara Skënderbeu!
“KORÇA BOOM”
