top of page

Takaj prezent në stërvitje, optimizëm në radhët e futbollistëve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 5, 2023
  • 1 min read

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, tashmë ka mbërritur në qytetin juglindor ashtu si kishte deklaruar edhe portali ynë “Korça Boom”.

“Bosi” i Skënderbeut, ishte pranë skuadrës edhe 10-të ditë më parë, ndërkohë që qëndroi vetëm një ditë, ndërkohë që këtë herë ka mbërritur me mision, për të qenë sa më shumë pranë ekipit.

Njëshi i klubit ka mbërritur për të qenë jo vetëm pranë skuadrës, por për të konfirmuar edhe ardhjet e reja në skuadër, të cilat tashmë priten të bëhen publike.

Sot, Skënderbeu do të zhvillojë dy seanca stërvitore dhe Ardjan Takaj, do të jetë atje pranë të tijve, ndërkohë që nuk ka as dyshimin më të vogël që me mbërritjen e Takaj edhe vetë lojtarët kanë rritur adrenalinën dhe do të përpiqen të bëjnë më të mirën në sy edhe të presidentit të tyre.



bottom of page