Takaj pyet Gvozdenoviçin... Ja si i përgjigjet trajneri!
- Korca Boom
- Aug 17, 2023
- 1 min read
Para startit të miqësores me Lushnjën i pari i korçarëve Ardian Takaj, ka qënë në hollin e brendshëm të stadiumit, ku është takuar me futbollistët dhe trajnerin Gvozdenoviç.
Ai ka takuar të gjithë futbollistët dhe më pas ka pyetur trajnerin: "Si është situata dhe si ndihen futbollistët?”
Gvozdenoviç me një buzëqeshje dhe mjaft i qetë i ka kthyer përgjigje se: "Shumë mirë, të gjithë janë duke punuar fort”.
Më pas ka pasur edhe një bisedë të shkurtër me pjesën tjetër të stafit dhe secili ka kaluar në detyrat e tij. Takaj ngjitet lart në tribunë dhe Gvozdenoviç me të tijtë në fushën e lojës.
