top of page

Takaj, sa shumë krenarë ke bërë mbarëshqiptarët…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 4, 2023
  • 2 min read

Nëse ka një njeri që futi frymën europiane në futbollin shqiptar ai është padyshim Ardjan Takaj. Nuk ka asnjë mëdyshje që ky është njeriu i parë dhe i vetëm që çoi një skuadër shqiptare kaq larg. E çoi Skënderbeun deri atje, në grupet e Europa League, aq larg sa mbarë skuadrat shqiptare e kishin ëndërr ta shikonin ekipin e tyre kaq larg.

Bëri për vetë gjithë Shqipërinë, madje në të kohë në vendin tonë flitej vetëm “gjuha” korçare. Madje i madh dhe i vogël jo vetëm këtu te ne, por edhe matanë kufijve vishnin fanelën bardhekuqe, si për të thënë se sa shumë krenarë na bëri Skënderbeu.

Skënderbeu në dekadën e kaluar nuk ishte vetëm i Korçës, por ishte i të gjithë shqiptarëve. Skënderbeu ishte atje në çdo familje, në çdo shtëpi, në çdo zemër shqiptari.

Kjo ndodhi, sepse Skënderbeu kishte në krye një njeri si, Ardjan Takaj.

U munduar edhe pas dënimit të UEFA-s që ta imitonin Skënderbeun, por askush nuk ia doli. Nuk ia doli as Partizani, as Tirana, as Kukësi dhe asnjë skuadër tjetër e superligës që të bënte të paktën “copy-paste” Skënderbeun e Korçës.

Dhe, sa shumë krenarë na ka bërë Ardjan Takaj. Aq shumë sa askush nuk guxon të thotë gjë tjetër për këtë njeri, sepse punoi vërtet për të bërë një skuadër model dhe ashtu ndodhi.

Në fushën e lojës kush e shikonte atë Skënderbe, vërtet dridhej, sepse ai ishte Skënderbeu i Ardjan Takaj. Ishte Skënderbeu i gjithë Korçës dhe mbarë shqiptarisë.

Le ta imitojnë të tjerët, hë, ja ku janë le ta bëjnë… ! Kanë vite që nuk e kanë kundërshtar Skënderbeun, kjo edhe për atë se është akoma i dënuar, por se bëjnë dot. Se bëjnë, sepse nuk ka Ardjan Takaj të dytë.

Dhe, së fundi, prisni edhe pak, sa të përfundojë dënimi: Dhe, do ta shikoni sërish jo vetëm atë Skënderbe që pamë, por shumë herë më të fortë.

Ky është Ardjan Takaj, duan apo nuk duan ata që nuk lanë fjalë pa thënë, por që realiteti është farë i thjeshtë: Si Skënderbeu që pamë, nuk kanë për të parë kurrë shqiptarët, aq shumë krenarë na bëri.

Faleminderit në emër të mbarë shqiptarisë Ardjan Takaj.

Vërtet faleminderit me gjithë zemër.


bottom of page