Takaj sa shumë urime: Kaçi-Dembo e “bekojnë”
- Korca Boom
- Jun 27, 2023
- 1 min read
Rastësi një foto ditën e djeshme në ambjentet e stadiumit “Skënderbeu” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në këtë shkrepje duken qartë që të katër personazhet janë më shumë se miq.
Ka qenë “ikona” korçare, Jani Kaçi që dje ka uruar duke e takuar dhe biseduar Ardjan Takajn, ndërkohë që pranë tyre është afruar edhe një tjetër legjendë si Dhimitraq Dembo.
Të tre së bashku kanë pasur edhe praninë e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, ndërkohë që tekniku ka marrë nga ana e tij urimet e veta.
Një foto sa një mijë fjalë. Foto e cila padiskutim tregon që të gjithë mezi po presin ta shikojnë lart e më lart këtë Skënderbe.
