top of page

Takaj sot në F.Sh.F, vendoset për propozimet e klubeve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 8, 2023
  • 1 min read

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj sot do të zhvillojë takimin në F.Sh.F me presidentin Armando Duka. Një takim ku “bosi” i korçarëve nuk do të jetë i vetëm, por do të jenë bashkë 10-të presidentët e superligës.

Po sot pritet të vendoset edhe për propozimet që kanë bërë Drejtorët Sportivë të klubeve një ditë më parë, teksa tashmë është bërë zyrtarë që një nga propozimet kryesore ishte që superliga e sezonit 2024-2025 të jetë me 12 skuadra.

Në këtë mënyrë, Takaj do të ketë edhe një takim të veçantë me presidentin e FSHF-së Armando Duka dhe do të zbulohen edhe çfarë do të ndodhë me propizimet.

Pas takimit të sotëm në F.SH.F presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj pritet që të dielë të jetë në Korçë, për të qenë edhe njëherë tjetër pranë të tijve në këtë fazë përgatitore.



bottom of page