top of page

Takaj suprizon Gvozdenoviçin, ja çfarë i ka thënë...!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 6, 2023
  • 1 min read

Te korçarët po punohet në çdo drejtim, madje edhe vetë presidenti Ardian Takaj është pranë ekipit në çdo moment, si në stërvitje ashtu edhe jashtë saj.

Por, ajo që shihet si kryefjalë është merkato dhe është mësuar se gjatë ditës së djeshme presidenti Ardian Takaj në një bisedë me trajnerin Gvozdenoviç i ka bërë me dije se ka një listë të gjatë më futbollistët që mendon se do të afrohen dhe natyrisht ky është një lajm i mirë për trajnerin.

Pra duket se merkato e korçarëve është në hapat e para, por po ecën me një strategji të qartë, ku do të afrohen të duhurit.

Java e ardhshme do të jetë shumë intensive në këtë drejtim, pasi dhe koha bën punën e vet, teksa dihet nga përvoja që goditjet e mëdha bëhen në çastet e fundit.

Takaj duket që këtë herë po afron të duhurit dhe po punon njëkohësisht edhe me të rinjtë e talentuar.




bottom of page