top of page

Takaj zbarkon në Korçë, sot formaton përfundimisht Skënderbeun e superligës…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 16, 2023
  • 1 min read

Kishte më shumë se një javë që mungonte në qytetin juglindor të Korçës, ndërkohë që ka mbërritur tashmë edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.

Nuk ka munguar në asnjë ndeshje miqësore që ka zhvilluar Skënderbeu gjatë gjithë fazës përgatitore. Madje i ka ndjekur të gjitha me shumë vëmendje në tribunën qëndrore të stadiumit.

Sot, “bosi” vjen jo vetëm do të shikojë Skënderbeun e tij, por pas ndeshjes do të formatojë përfundimisht ekipin, duke vënë pikat mbi “i” së bashku me trajnerin Ivan Gvozdenoviç.

Po sot, Takaj do të deklarojë përfundimisht nëse merkatoja është e mbyllur, apo pritet edhe ndonjë “goditje” e fundit. Pas përfundimit të miqësores ndaj Lushnjës, “bosi” ka edhe një takim me futbollistët, për të formatuar njëherë e mirë këtë Skënderbe që do të përfaqësohet në superligën e re 2023-2024.

Deri në këto momente Ardjan Takaj ka shumë besim te grupi që ka formuar dhe ia ka plotësuar të gjitha dëshirat që trajneri Ivan Gvozdenoviç ka pasur.



bottom of page