top of page

Takim lidhur me Cencusin e Popullsisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 14, 2023
  • 1 min read

Sot u zhvillua në Korçë takim lidhur me Censusin e Popullsisë dhe Banesave me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 3 qarqe (Korçë, Elbasan, Berat) dhe 18 bashkitë e këtyre qarqeve, për t’i informuar aktorët e përfshirë, për mënyrën e organizimit dhe mbarëvjajtjen e këtij procesi të rëndësishëm, nën drejtimin e drejtoreshës së Përgjithshme të INSTAT Elsa Dhuli në bashkëpunim me AMVV (Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore).

Censusi i Popullsisë dhe Banesave fillon në 18 shtator 2023 dhe puna në terren do të zgjasë rreth 6 javë. Risitë e këtij procesi janë përdorimi i pajisjeve elektronike (tableta), që do të zëvendësojnë pyetësorët-letër për procesin e mbledhjes së të dhënave në terren dhe modernizimi i Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) – për mbledhjen, monitorimin, analizat dhe shpërndarjen e të dhënave.

Censusi është një proces shumë i rëndësishëm që shërben si bazë për konceptimin dhe krijimin e regjistrave statistikorë të popullsisë banuese, ndërtesave dhe banesave, por edhe si bazë të dhënash për analiza të ndryshme të INSTAT, në funksion të politikave të caktuara që hartohen nga institucione të ndryshme



bottom of page