top of page

Takime frymëzuese me të rinjtë në Muzeun Gjon Mili

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Muzeu Gjon Mili po shndërrohet gjithnjë e më tepër në një stacion të rëndësishëm për brezin e ri, pjesë e një fluksi të gjallë vizitorësh që e shohin fotografinë si një mënyrë për të treguar botën, për të krijuar kujtime dhe për të sfiduar realitetin.


Në këtë hapësirë frymëzuese, ata njihen me rrugëtimin e një korçari që ka lënë gjurmë në historinë botërore të fotografisë, duke reflektuar mbi mënyrën si arti fotografik vazhdon të evoluojë, por gjithmonë mbetet i lidhur me rrënjët dhe vizionin e pararendësve.


Një vend ku drita, lëvizja dhe shpirti i artit bashkojnë breza në një dialog pa kohë.


“KORÇA BOOM”



bottom of page